Përditësim 6 janar: 725 të infektuar të rinj dhe 7 viktima me Covid

Nga Exit News
Përditësim 6 janar: 725 të infektuar të rinj dhe 7 viktima me Covid

725 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 61.008.

Në 24 orët e fundit, humbën jetën 7 qytetarë: 3 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 52-76 vjeç.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

252 raste në Tiranë, 43 raste në Durrës, 38 raste në Mat, 36 raste në Lezhë, 34 raste në Vlorë, 30 raste në Shkodër, 27 raste në Fier, 23 raste në Sarandë, 18 raste në Lushnje, 17 raste në Pogradec dhe Berat, 16 raste në Skrapar, 15 raste në Kavajë dhe Elbasan, 14 raste në Dibër, 12 raste në Kurbin dhe Bulqizë, 11 raste në Krujë, 8 raste në Tropojë, 7 raste në Korçë dhe Patos, 6 raste në Kukës dhe Cërrik, 5 raste në Mallakastër, 4 raste në Rrogozhinë, Gjirokastër, Klos, Gramsh, 3 raste në Mirditë, Kamëz, Delvinë, Vau i Dejës,  Shijak, Kuçovë, 2 raste në Peqin, Përmet, Devoll, Has, Pukë, Librazhd, Tepelenë, Malësi e Madhe, Kolonjë, Vorë, 1 rast në Divjakë dhe Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 551 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 36,102 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 273 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (06 Janar 2021)

Raste të reja ditore         725

Të shëruar në 24 orë      551

Të shtruar në spitale      273

Humbje jete në 24 orë   7

Testime ditore               3.906

Testime totale            276.713

Raste pozitive              61.008

Raste të shëruara         36.102

Raste Aktive                23.689

Humbje jete                 1.217

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 13.753

Fier  1715

Shkodër  1325

Durrës  1203

Vlorë  951

Lezhë  942

Korçë  878

Elbasan  865

Berat  754

Gjirokastër 454

Dibër  451

Kukës 398

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>