12 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 832.
72 përqind e të infektuarve ose 595 prej tyre janë shëruar.
Sipas njoftimit të ISHP-së, të infektuar të tjerë të rinj janë zbuluar në Tiranë, Krujë, Kamëz, Shkodër e Fier.
Në 24 orët e fundit janë testuar 255 persona të dyshuar, ndërsa në total që prej fillimit të marsit janë testuar 9531 persona, prej të cilëve janë:
– 832 të infektuar,
– 31 viktima;
– 595 të shëruar,
– 206 të infektuar aktivë;
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 36 pacientë, ku vetëm 8 është në terapi intensive.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve deri më 6 maj është:
– Tiranë, 346 pacientë,
– Shkodër, 112 pacientë,
– Krujë, 119 pacientë,
– Durrës, 42 pacientë,
– Lushnje, 7 pacientë,
– Elbasan, 18 pacientë,
– Fier, 40 pacientë,
– Kavajë, 9 pacientë,
– Rrogozhinë, 4 pacientë,
– Korçë, 19 pacientë,
– Vlorë, 5 pacientë,
– Lezhë, 14 pacientë,
– Berat, 4 pacientë,
– Has, 14 pacientë,
– Tropojë, 4 pacientë,
– Pukë, 5 pacientë,
– Mirditë, 5 pacientë,
– Kukës, 19 pacientë,
– Mallakastër, 1 pacient,
– Kurbin, 31 pacientë,
– Mat, 1 pacient,
– Kamëz, 6 pacientë.