20 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 1232.
Një grua 85-vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmjen e 5 qershorit, duke e çuar në 34 numrin e viktimave nga koronavirusi.
10 raste janë në Tiranë, 3 në Krujë, 3 në Shkodër, 2 në Durrës dhe 2 në Tropojë.
27 pacientë janë të shtruar në Spitalin Infektiv, 6 janë në terapi intensive, një prej të cilëve i intubuar.
75 për qind e gjithë të infektuarve janë shëruar.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 18 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 1232 të infektuar,
– 34 viktima;
– 925 të shëruar,
– 273 të infektuar aktivë;
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 6 qershor është:
– Tiranë, 185 pacientë aktivë,
– Durrës, 12 pacientë aktiv,
– Krujë, 22 pacientë aktivë,
– Shkodër, 14 pacientë aktivë,
– Kamëz, 14 pacientë aktivë,
– Mat, 9 pacientë aktivë,
– Lushnje, 6 pacientë aktivë,
– Berat, 2 pacientë aktivë,
– Fier, 2 pacientë aktivë,
– Korçë, 1 pacient aktiv,
– Librazhd, 1 pacient aktiv,
– Mallakastër, 1 pacient aktiv.