6 persona të rinj me Covid-19 u zbuluan në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total në 383 të infektuar.
Një pacient 90-vjeçar, me sëmundje të tjera shoqëruese, humbi jetën të hënën.
Ndërsa 15 pacientë u shëruan dhe kanë dalë nga spitali.
Në informimin e përditshëm, Silva Bino nga ISHP-ja, njoftoi se harta e të prekurve nga COVID-19 në 24 orë është zgjeruar në Tiranë, Korçë e Elbasan.
Në 24 orët e fundit janë testuar 182 persona, ndërsa në total janë testuar 2753 raste, dhe janë konfirmuar:
– 383 persona janë të prekur nga koronavirusi,
– 131 janë shëruar,
– 22 kanë vdekur,
– 67 persona janë të shtruar në spitalin Infektiv, 5 prej tyre janë në terapi intensive,
– 7 persona janë të shtruar në Sanatorium, 6 prej të cilëve në gjendje të rënduar, 3 pacientë janë të intubuar.
Në total në të dy spitalet janë 73 persona janë të shtruar.
Pjesa tjetër e pacientëve është e vetëkarantinuar në shtëpi.
Mosha mesatare e të prekurve me koronavirus është 50 vjeç.
Përhapja e koronavirusit deri më 6 prill është sipas këtyre zonave:
— Në Tiranë: 181 persona; 9 prej të cilëve kanë ndërruar jetë;
— Në Durrës: 38 persona, përfshirë 3 të moshuar që ndërruan jetë;
— Në Fier: 26 persona, 1 prej të cilëve nderroi jetë;
— Në Lushnje: 5 persona; 1 prej të cilëve ndërroi jetë;
— Në Elbasan: 11 persona;
— Në Rrogozhinë: 4 persona;
— Në Kavajë: 8 persona, 2 prej të cilëve ndërruan jetë;
— Në Korçë: 17 persona;
— Në Vlorë: 5 persona; 1 prej të cilëve ndërroi jetë;
— Në Shkodër: 44 person;
— Në Lezhë: 14 person;
— Në Has: 12 persona; 1 prej të cilëve ndërroi jetë,
— Në Berat: 2 person,
— Në Krujë: 5 persona,
— Në Tropojë: 4 persona,
— Në Pukë: 4 persona,
— Në Mirditë: 3 person.
Të gjithë pacientët e shëruar, të cilët kanë dalë nga spitali, do të qëndrojnë në izolim në shtëpitë e tyre për 14 ditë.