Përditësim 7 qershor: 14 të infektuar të rinj, shkon në 1246 totali i të prekurve

Nga Exit News
Përditësim 7 qershor: 14 të infektuar të rinj, shkon në 1246 totali i të prekurve

14 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 1246. Të infektuarit e rinja janë 10 persona në Tiranë, 2 persona në Shkodër, 1 person në Krujë, dhe 1 person në Durrës. Të gjithë të infektuarit e rinj janë kontakte të personave të diagnostikuar më parë.

Një grua 85-vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmjen e 5 qershorit, duke e çuar në 34 numrin e viktimave nga koronavirusi.

30 pacientë janë të shtruar në Spitalin Infektiv, 6 janë në terapi intensive, dy prej të cilëve janë të intubuar.

75 për qind e gjithë të infektuarve janë shëruar.

Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 18 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 1276 të infektuar,

– 34 viktima;

– 925 të shëruar,

– 273 të infektuar aktivë;

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 6 qershor është:

– Tiranë, 185 pacientë aktivë,

– Durrës, 12 pacientë aktiv,

– Krujë, 22 pacientë aktivë,

– Shkodër, 14 pacientë aktivë,

– Kamëz, 14 pacientë aktivë,

– Mat, 9 pacientë aktivë,

– Lushnje, 6 pacientë aktivë,

– Berat, 2 pacientë aktivë,

– Fier, 2 pacientë aktivë,

– Korçë, 1 pacient aktiv,

– Librazhd, 1 pacient aktiv,

– Mallakastër, 1 pacient aktiv.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>