Përditësim 7 shtator: 151 raste të reja dhe 3 viktima nga Covid-19

Nga Exit News
Përditësim 7 shtator: 151 raste të reja dhe 3 viktima nga Covid-19

151 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 10,376.

Në 24 orët e fundit 3 pacientë ka humbur jetën: një 75 vjeçar dhe një 76 vjeçare nga Durrësi, dhe një 91 vjeçar nga Tirana.

198 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 21 janë në terapi intensive dhe 4 janë të intubuar.

Të infektuarit e rinj janë: 71 raste në Tiranë, 12 raste në Kavajë, 10 raste në Fier, 9 raste në Elbasan, 8 raste në Shkodër, 5 raste në Durrës, Lushnje, nga 4 raste në Divjakë, Fushë-Arrëz, Gramsh, nga 3 raste në Berat, Librazhd, Sarandë, 2 raste në Kukës, Gjirokastër, 1 rast në Krujë, Korçë, Has, Mallakastër, Kamëz, Pogradec.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 80 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 6 186 që nga fillimi i epidemisë.

Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 60 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 10 376 të infektuar,

– 319 viktima;

– 6 186 të shëruar,

– 3 901 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 5 shtator sipas qarqeve është:

  1. Tiranë, 2 054 pacientë aktivë,
  2. Durrës, 466 pacientë aktiv,
  3. Shkodër, 296 pacientë aktivë,
  4. Vlorë, 125 pacientë aktivë,
  5. Fier, 113 pacientë aktivë,
  6. Lezhë, 204 pacientë aktivë,
  7. Korçë, 135 pacientë aktivë,
  8. Kukës, 129 pacientë aktivë,
  9. Elbasan, 154 pacientë aktivë,
  10. Berat, 69 pacientë aktivë;
  11. Gjirokastër, 34 pacientë aktivë,
  12. Dibër, 35 pacientë aktiv

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>