Përditësim 8 gusht: 124 të infektuar të rinj dhe 4 viktima, shkon në 6 275 totali i të infektuarve

Nga Exit News
Përditësim 8 gusht: 124 të infektuar të rinj dhe 4 viktima, shkon në 6 275 totali i të infektuarve

124 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 6 275.

Në 24 orët e fundit 4 pacientë ka humbur jetën: një 76 vjeçare nga Shkodra, dhe 3 qytetarë nga Tirana; një 50 vjeçar; një 75 vjeçar dhe një 76 vjeçar.

116 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 18 janë në terapi intensive dhe 4 janë të intubuar.

Të infektuarit e rinj janë: 33 raste në Tiranë, 19 në Elbasan, 9 në Mirditë, 8 në Lushnje, nga 7 raste Fier, Krujë, 6 në Korçë, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Vlorë, Divjakë, 3 në Tropojë, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Pukë, nga 1 rast në Kavajë, Kamëz, Pogradec, Tepelenë, Fushë-Arrëz, Dibër, Malësi e Madhe, Vorë, Maliq, Patos.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3268, që nga fillimi i epidemisë.

Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 45 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 6 151 të infektuar,

– 193 viktima;

– 3 268 të shëruar,

–  2 814 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 7 gusht sipas qarqeve është:

  1. Tiranë, 1 572 pacientë aktivë,
  2. Durrës, 354 pacientë aktiv,
  3. Shkodër, 238 pacientë aktivë,
  4. Vlorë, 102 pacientë aktivë,
  5. Fier, 105 pacientë aktivë,
  6. Lezhë, 91 pacientë aktivë,
  7. Korçë, 84 pacientë aktivë,
  8. Kukës, 96 pacientë aktivë,
  9. Elbasan, 64 pacientë aktivë,
  10. Berat, 44 pacientë aktivë;
  11. Gjirokastër, 30 pacientë aktivë,
  12. Dibër, 34 pacientë aktiv.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>