68 raste të reja me koronavirus dhe 2 vdekje u shënuan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 3 106.
Dy qytetare, një 58-vjeçare dhe 59-vjeçarenga Tirana kanë humbur jetën në Spitalin Infektiv.
Të infektuarit e rinj janë 24 raste në Tiranë, 9 në Krujë, 8 në Kukës, nga 5 raste në Vlorë, Berat, nga 3 raste në Elbasan, Lezhë, Kavajë, nga 2 raste në Shkodër, Kurbin, Korçë dhe nga 1 rast në Divjake dhe Lushnje.
Në spital janë të shtruar 83 pacientë, mes tyre edhe mosha të reja. 10 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 47 qytetarë, duke e çuar në 1791 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar rreth 30 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 3 106 të infektuar,
– 83 viktima;
– 1791 të shëruar,
– 1232 të infektuar aktivë.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 8 korrik sipas qarqeve është:
- Tiranë, 488 pacientë aktivë,
- Durrës, 22 pacientë aktiv,
- Shkodër, 161 pacientë aktivë,
- Vlorë, 120 pacientë aktivë,
- Fier, 42 pacientë aktivë,
- Lezhë, 65 pacientë aktivë,
- Korçë, 31 pacientë aktivë,
- Kukës, 28 pacientë aktivë,
- Elbasan, 28 pacientë aktivë,
- Berat, 20 pacientë aktivë;
- Gjirokastër, 15 pacientë aktivë,
- Dibër, 12 pacientë aktivë.
Kujtesë:
Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.
Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid-19.