17 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 1263.
Të infektuarit e rinj janë 8 persona në Tiranë, 6 persona në Shkodër, 3 në Kamëz. Mes të infektuarve të rinj ka kontakte të personave të diagnostikuar më parë, por dhe raste të reja në Tiranë e Shkodër, për të cilët po vazhdon hetimi epidemiologjik.
Tre prej të infektuarve të rinj janë personel shëndetësor.
34 pacientë janë të shtruar në Spitalin Infektiv, 6 janë në terapi intensive, dy prej të cilëve janë të intubuar.
75 për qind e gjithë të infektuarve janë shëruar.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 18 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 1263 të infektuar,
– 34 viktima;
– 945 të shëruar,
– 284 të infektuar aktivë.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 8 qershor është:
– Tiranë, 188 pacientë aktivë,
– Shkodër, 25 pacientë aktivë,
– Krujë, 24 pacientë aktivë,
– Kamëz, 17 pacientë aktivë,
– Durrës, 10 pacientë aktiv,
– Mat, 9 pacientë aktivë,
– Lushnje, 6 pacientë aktivë,
– Korçë, 1 pacient aktiv,
– Librazhd, 1 pacient aktiv,
– Mallakastër, 1 pacient aktiv,
– Tropojë, 1 pacient aktiv.