82 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 3 188.
Në 24 orët e fundit nuk ka humbur jetën asnjë pacient.
Të infektuarit e rinj janë 30 raste në Tiranë, 11 në Shkodër, 6 në Kukës, 5 në Elbasan, nga 4 raste në Bulqizë, Krujë, Berat, Malësi e Madhe, nga 3 raste Kavajë, Përmet, 2 në Korçë, nga 1 rast në Pukë, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Tepelenë, Dibër.
Në spital janë të shtruar 84 pacientë, mes tyre edhe mosha të reja. 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 6 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 41 qytetarë, duke e çuar në 1832 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar rreth 31 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 3 188 të infektuar,
– 83 viktima;
– 1832 të shëruar,
– 1273 të infektuar aktivë.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 9 korrik sipas qarqeve është:
- Tiranë, 509 pacientë aktivë,
- Durrës, 215 pacientë aktiv,
- Shkodër, 173 pacientë aktivë,
- Vlorë, 116 pacientë aktivë,
- Fier, 41 pacientë aktivë,
- Lezhë, 64 pacientë aktivë,
- Korçë, 32 pacientë aktivë,
- Kukës, 32 pacientë aktivë,
- Elbasan, 33 pacientë aktivë,
- Berat, 24 pacientë aktivë;
- Gjirokastër, 17 pacientë aktivë,
- Dibër, 17 pacientë aktivë.
Kujtesë:
Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.
Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid-19.