Disa qytete në Shqipëri, si Shkodra, Lezha, Elbasani u përmbytën të martën si pasojë e shirave të ditëve të fundit.
Në disa qytete të tjera moti i keq ka bllokuar disa rrugë dhe ka izoluar fshatra.
Exit News sjell më poshtë një përditësim të situatës së përmbytjeve në vend:
Lumi Drin dhe Lumi Gjadër kanë dalë nga shtrati. Si pasojë, janë përmbytur 750 hektarë tokë në Lezhë.
Në Kurbin janë përmbytur 130 hektarë tokë.
Në Mamurras ka disa shtëpi të përmbytura.
Në fshatin Gallatë dhe Vinjollë, janë bllokuar disa rrugë.
Rruga Rrëshen-Bukrim është bllokuar po ashtu.
Në Dibër janë bllokuar rrugët, pasi ka pasur rrëshqitje dherash.
Si pasojë e bllokimit të rrugëve, janë izoluar 20 fshatra.
Shumë zona në Dibër janë pa energji elektrike që prej së hënës.
Emergjencat Civile kanë lajmëruar se janë përmbytur disa shtëpi.
Janë pa energji elektrike fshatrat Zavalina, Labinot Fushë, Lagja Nr.2 e Bashkisë Elbasan dhe disa zona në Librazhd.
Në fshatin Kukur, si pasojë e përmbytjeve, katër shkolla nuk po kryejnë mësim.
Rruga Qaf Bualli – Krastë është bllokuar pasi kanë rrëshqitur dhera. Si pasojë nuk mund të kalohet drejt qyteteve veriore, si Burreli apo Bulqiza.
Bashkia e Shkodrës njoftoi se si pasojë e pëmbytjeve, rruga e Obotit është bllokuar. Kalimi mund të bëhet vetëm me varkë lundruese.
Në Obot është ndërprerë dhe energjia elektrike
Ujësjellësi Oblika ka dalë jashtë funksionit, duke shkaktuar probleme me furnizimin me ujë.
Në Shkodër janë përmbytur 2,065 hektarë tokë në total.
Toka të përmbytura ka në disa zona në Shkodër, përfshi këtu Dajçin, Velipojën, Gurin e Zi, Bërdicën e disa rrethina të tjera.
Bashkia Shkodër kërkoi ndihmë për varka e ushqim për kafshët e përmbytura
Në Kukës, janë izoluar 3 fshatra dhe është ndërperë energjia në disa zona përreth si pasojë e motit të keq.
Rruga e Duakgjinit është bllokuar.