Përditësim i situatës së përmbytjeve në vend

Nga Exit News
Përditësim i situatës së përmbytjeve në vend

Reshjet e shiut gjatë fundjavës kanë shkaktuar probleme në disa qarqe.

Exit News sjell më poshtë një përmbledhje të problemeve kryesore si pasojë e përmbytjeve:

Në qarkun Tiranë, lumi Ishëm ka dalë nga shtrati duke përmbytur shumë hektarë tokë bujqësore në fshatrat Murqinë, Mallkuç dhe Bilaj.

Niveli i ujit në këto fshatra raportohet të jetë më i lartë se ai i shkaktuar nga përmbytjet e dy javëve më parë.

Në Shijak disa banesa janë përmbytur pas daljes nga shtrati të lumit Erzen.

Në Lezhë janë përmbytur mbi 250 hektarë tokë bujqësore.

Në Balldre dhe Blinisht të Lezhës ka pasur probleme me furnizimin me energji elektrike.

Në Elbasan, uji ka hyrë në disa banesa, kryesisht në lagjet Nr.2 dhe Nr.3.

Në disa akse rrugore ka pasur rrëshqitje inertesh e gurësh.

Ne segmentin Mollas-Frashër është bllokuar rruga nga rënia e një masivi dheu.

Rruga Paper-Pajun është e bllokuar momentalisht dhe po punohet për pastrimin e saj.

Në fshatrat Hotolisht e Polis në Librazhd ka probleme me furnizimin e energji elektrike.

Aksi rrugor Fier-Ballsh është bllokuar pasi ka rrëshqitje dherash e gurësh.

Punonjësit e ARRSH-së po punojnë për pastrimin e saj.

Rreth 150 metra të kanalit ujitës në bashkinë Finiq, janë shembur si pasojë e rreshjeve të shiut.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>