Përditësimi 11 mars: 602 raste të reja dhe 16 humbje jetë në 24 orët e fundit

Nga Exit News
Përditësimi 11 mars: 602 raste të reja dhe 16 humbje jetë në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë infektuar 602 persona dhe kanë humbur jetën 16 persona.

Gjatë ditës së enjte janë kryer 1080 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 22,693 vaksinime për personelin shëndetësor dhe të moshuarit.

Janë kryer 3077 testime të enjten.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  243 raste në Tiranë, 29 raste në Korçë, 28 raste në Durrës dhe Fier, 27 raste në Shkodër, Sarandë, 23 raste në Vlorë, 20 raste në Lezhë, 14 raste në Kamëz, Gjirokastër, 11 raste në Berat, 10 raste në Lushnje, 8 raste në Elbasan, Pogradec, 7 raste në Mirditë, Tepelenë, Malësi e Madhe, Peqin, 6 raste në Kurbin, Vau i Dejës, Librazhd, Prrenjas, 5 raste në Devoll, Kukës, Kavajë, Gramsh, Shijak, 4 raste në Mallakastër, Kolonjë, 3 raste në Tropojë, Përmet, Delvinë, 2 raste në Divjakë, Dibër, Kuçovë, Vorë, Patos, 1 rast në Krujë, Mat, Belsh, Himarë, Memaliaj, Skrapar, Maliq, Poliçan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 761 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 78,259 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 620 pacientë, 37 në terapi intensive, nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

16 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 7 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Prrenjasi, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 41-78 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Statistika (11 Mars 2021)

Raste të reja ditore       602

Të shëruar në 24 orë     761

Të shtruar në spitale      620

Humbje jete në 24 orë   16

Testime ditore               3077

Testime totale          501,153

Raste pozitive          115,442

Raste të shëruara       78,259

Raste Aktive                35,181

Humbje jete                2002

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë    23511

Fier        2540

Vlorë       1659

Durrës    1662

Shkodër   1327

Gjirokastër 1219

Korçë     879

Elbasan  624

Lezhë       694

Berat       420

Dibër    340

Kukës    306

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>