Përditësimi 12 mars: 16 humbje jetë dhe 681 raste të reja në 24 orët e fundit

Nga Exit News
Përditësimi 12 mars: 16 humbje jetë dhe 681 raste të reja në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë humbur jetën 16 persona.

Gjatë ditës së premte janë kryer 942 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 23 635 vaksinime për personelin shëndetësor dhe të moshuarit.

Gjithashtu, janë kryer 3340 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 681 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 303 raste në Tiranë, 40 raste në Shkodër, 28 raste në Durrës dhe Korçë, 25 raste në Vlorë, 24 raste në Librazhd, 19 raste në Mirditë, 18 raste në Kukës, 17 raste në Elbasan, 15 raste në Fier, 12 raste në Pogradec, Berat, Lushnje, 11 raste në Kolonjë, Gjirokastër, 9 raste në Gramsh, Kuçovë, Kurbin, 8 raste në Kamëz, Lezhë, 5 raste në Devoll, Sarandë, 4 raste në Krujë, Tepelenë, Dibër, Peqin, 3 raste në Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Mallakastër, Pukë, Kavajë, 2 raste në Roskovec, Bulqizë, Delvinë, Përmet, Mat, 1 rast në Skrapar, Vorë, Patos, Cërrik, Poliçan, Memaliaj, Has, Rrogozhinë, Tropojë, Divajkë, Fushë- Arrëz, Himarë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 872 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 79 131 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 506 pacientë, 30 në terapi intensive, nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.

16 qytetarët që kanë humbur betejën me COVID19 vinin nga: 8 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 50-90 vjeç.

Statistika (12 Mars 2021)
Raste të reja ditore 681
Të shëruar në 24 orë 872
Të shtruar në spitale 506
Humbje jete në 24 orë 16
Testime ditore 3340

Testime totale 504,493
Raste pozitive 116,123
Raste të shëruara 79,131
Raste Aktive 34,974
Humbje jete 2018

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 23432
Fier 2524
Vlorë 1615
Durrës 1647
Shkodër 1314
Gjirokastër 1226
Korçë 878
Elbasan 604
Lezhë 691
Berat 382
Dibër 342
Kukës 319

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>