Përditësimi 12 prill: 125 raste të reja dhe 4 viktima nga Covid-19

Nga Exit News
Përditësimi 12 prill: 125 raste të reja dhe 4 viktima nga Covid-19

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të hënën se janë regjistruar 125 raste të reja me Covid-19 dhe kanë humbur jetën 4 persona.

Sipas njoftimit të MSH janë kryer 1983 testime.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

27 raste në Tiranë, 16 në Fier, 9 në Shkodër, 8 në Sarandë, 7 në Elbasan, 6 në Durrës, 5 në Lezhë, nga 4 raste në Lushnje, Pogradec, Gramsh, nga 3 raste në Kavajë, Vlorë, Mirditë, Berat, Delvinë, Tepelenë, nga 2 raste në Kurbin, Malësi e Madhe, Kuçovë, Skrapar, Patos, Konispol, nga 1 rast në Kukës, Tropojë, Vau i Dejës, Dibër, Roskovec.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 546 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 98,269 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 204 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

4 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19:  1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Malësi e Madhe të moshave 63 – 82 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Statistika (12 Prill 2021)

Raste të reja ditore        125

Të shëruar në 24 orë     546

Të shtruar në spitale      204

Humbje jete në 24 orë    4

Testime ditore                1983

Testime totale            591,590

Raste pozitive             128,518

Raste të shëruara        98,269

Raste Aktive                 27,928

Humbje jete                  2,321

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   19823

Fier      2413

Durrës  1177

Gjirokastër  1168

Shkodër  967

Korçë   727

Vlorë     608

Dibër    340

Kukës    324

Elbasan  237

Berat    94

Lezhë     50

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>