1152 raste të reja të infektuar me koronavirus u identifikuan gjatë 24 orëve të fundit, duke e cuar në mbi 91 mijë raste në total.
Në vend humbën jetën 12 persona, duke e cuar në 1543 numrin total të viktimave të Covid-19 në vend. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë viktimat janë të moshës 58 vjeç deri në 86 vjeç.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 510 raste në Tiranë, 143 raste në Durrës, 74 raste në Lushnje, 58 raste në Fier, 44 raste në Kavajë,38 raste në Korçë, 34 raste në Tepelenë, 30 raste në Elbasan, 27 raste në Lezhë, 26 raste në Librazhd, 17 raste në Shkodër, Berat, 13 raste në Kurbin, 9 raste në Kuçovë, 8 raste në Kukës, 7 raste në Krujë, Vlorë, Mat, Gjirokastër, Kolonjë, 6 raste Ura-Vajgurore, Gramsh, 5 raste në Kamëz, Sarandë, 4 raste në Pogradec, Cërrik, 3 raste në Mirditë, Mallakastër, Delvinë, Malësi e Madhe, Skrapar, Maliq, 2 raste në Devoll, Përmet, Vau i Dejës, Selenicë, Himarë, Peqin, Vorë, 1 rast në Has, Divjakë, Belsh, Dibër, Patos, Poliçan, Këlcyrë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 740 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 55,983 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 512 pacientë, 30 në terapi intensive nga të cilët 17 pacientë janë të intubuar.
COVID-19 – Statistika ( 13 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore 1152
Të shëruar në 24 orë 740
Të shtruar në spitale 512
Humbje jete në 24 orë 12
Testime ditore 3994
Testime totale 410,393
Raste pozitive 91,987
Raste të shëruara 55,983
Raste Aktive 34,461
Humbje jete 1,543
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 20265
Fier 2980
Durrës 1770
Elbasan 1488
Shkodër 1497
Vlorë 1687
Lezhë 1122
Korçë 1036
Berat 1001
Gjirokastër 799
Kukës 467
Dibër 349