169 raste të reja dhe 4 humbje jete u shënuan në vend, gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
49 raste në Tiranë, 15 në Shkodër, 13 në Korçë, 9 në Fier, 8 në Elbasan, 7 në Devoll, nga 6 raste në Berat, Pogradec, nga 5 raste në Kavajë, Gjirokastër, Gramsh, 4 në Skrapar, nga 3 raste në Durrës, Kamëz, Mat, Përmet, nga 2 raste në Has, Vlorë, Mirditë, Sarandë, Maliq, Këlcyrë, nga 1 rast në Krujë, Kukës, Lezhë, Tropojë, Mallakastër, Delvinë, Tepelenë, Divjakë, Fushë Arrëz, Dibër, Peqin, Kuçovë, Poliçan.
572 qytetarë u shëruan në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 100,013 që nga fillimi i epidemisë.
182 pacientë po trajtohen në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen, 9 prej tyre janë në terapi intensive, nga të cilët 1 pacientë është i intubuar.
4 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Kukësi, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 57 – 86 vjeç.
Statistika (15 Prill 2021)
Raste të reja ditore 169
Të shëruar në 24 orë 572
Të shtruar në spitale 182
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 2520
Testime totale 599,670
Raste pozitive 129,128
Raste të shëruara 100,013
Raste Aktive 26,780
Humbje jete 2,335
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 19266
Fier 2246
Durrës 1137
Gjirokastër 1036
Shkodër 920
Korçë 723
Vlorë 535
Dibër 344
Kukës 286
Elbasan 207
Berat 51
Lezhë 29