Përditësimi 22 dhjetor: 389 raste të reja dhe 13 viktima me Covid-19

Nga Exit News
Përditësimi 22 dhjetor: 389 raste të reja dhe 13 viktima me Covid-19

389 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 53,814.

Në  24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 13 qytetarë: 5 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Lezha, 2 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetare nga Shkodra, 1 qytetare 33 vjeçare nga Kukësi më sëmundje bashkëshoqëruese, të moshave 33-81 vjeç.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 177 raste në Tiranë, 20 në Elbasan, 19 në Durrës, 18 në Shkodër, 16 në Lezhë, 13 në Kavajë, nga 11 raste në Lushnje, Sarandë, 10 në Vlorë, nga 8 raste në Berat, Gjirokastër, 6 në Fier, nga 5 raste në Krujë, Korçë, Bulqizë, Kuçovë, Këlcyrë, nga 4 raste në Mat, Përmet, Gramsh, nga 3 raste në Rrogozhinë, Kamëz, Pogradec, Delvinë, Divjakë, Skrapar, nga 2 raste në Mallakastër, Dibër, Kolonjë, nga 1 rast në Kurbin, Devoll, Librazhd, Tepelenë, Ura Vajgurore, Belsh, Malësi e Madhe, Peqin, Klos, Shijak, Cerrik.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 497 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 29,249 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 344 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (22 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 389
Të shëruar në 24 orë 497
Të shtruar në spitale 344
Humbje jete në 24 orë 13
Testime ditore 2420
Testime totale 243,043
Raste pozitive 53,814
Raste të shëruara 29,249
Raste Aktive 23,454
Humbje jete 1111

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 12937
Fier 1676
Durrës 1285
Shkodër 1299
Vlorë 1062
Korçë 1025
Elbasan 920
Berat 901
Lezhë 884
Gjirokastër 554
Kukës 485
Dibër 426

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>