Përditësimi 25 dhjetor: 553 raste të reja dhe 9 viktima me Covid-19

Nga Exit News
Përditësimi 25 dhjetor: 553 raste të reja dhe 9 viktima me Covid-19

553 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 55,380.

Në  24 orët e fundit nuk kanë arritur të fitojnë betejën me sëmundjen 9 qytetarë: 2 qytetar nga Tirana, 2 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Mallakastra, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Skrapari, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetare nga Peqini, të moshave 52-81 vjeç.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 230 raste në Tiranë, 46 në Fier, 33 në Shkodër, 32 në Vlorë, 23 ë Durrës, 16 në Elbasan, 15 në Lezhë, 14 në Korçë, 13 në Lushnje, 12 në Sarandë, 10 në Gjirokastër, 9 në Berat, 8 në Kamëz, nga 7 raste në Pogradec, Dibër, 6 në Krujë, nga 5 raste në Librazhd, Mat, Skrapar, nga 4 raste në Devoll, Ura Vajgurore, Kuçovë, nga 3 raste në Kukës, Has, Përmet, Bulqizë, Memaliaj, Klos, Gramsh, nga 2 raste në Kurbin, Kavajë, Pukë, Delvinë, Tepelenë, Fushë Arrëz, Peqin, nga 1 rast në Rrogozhinë, Tropojë, Vau i Dejës, Belsh, Roskovec, Shijak, Vorë, Patos, Cerrik, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 514 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 30,790 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 309 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (25 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 553
Të shëruar në 24 orë 514
Të shtruar në spitale 309
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 2184

Testime totale 249,635
Raste pozitive 55,380
Raste të shëruara 30,790
Raste Aktive 23,456
Humbje jete 1134

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13156
Fier 1611
Shkodër 1329
Durrës 1264
Vlorë 1055
Korçë 978
Elbasan 917
Berat 871
Lezhë 883
Gjirokastër 525
Kukës 487
Dibër 380

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>