Përditësimi 25 shkurt: 986 raste të reja, 21 humbje jetë dhe 1031 të vaksinuar

Përditësimi 25 shkurt: 986 raste të reja, 21 humbje jetë dhe 1031 të vaksinuar

986 raste të reja infektimesh dhe 21 viktima u shënuan në vend gjatë 24 orëve të fundit.

Në 24 orët e fundit pati 1 031 të vaksinuar dhe u kryen 3 691 testime.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 385 raste në Tiranë, 47 raste në Korçë, 41 raste në Tepelenë, 34 raste në Fier, 33 raste në Durrës, Vlorë, 32 raste në Shkodër, 28 raste në Lushnje, Gjirokastër, Sarandë, 27 raste në Elbasan, 26 raste në Berat, 25 raste në Peqin, 22 raste në Krujë, 17 raste në Mallakastër, Kuçovë, 13 raste në Kurbin, Kavajë, Kamëz, 12 raste në Delvinë, 11 raste në Gramsh, 10 raste në Kukës, 9 raste në Lezhë, 8 raste në Përmet, Malësi e Madhe, Kolonjë, 7 raste në Mirditë, Mat, 4 raste në Devoll, Rrogozhinë, Bulqizë, 3 raste në Pogradec, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Dibër, Skrapar, Vorë,  2 raste në Librazhd, Divjakë, Himarë, Shijak, Patos, 1 rast në Tropojë, Cërrik, Poliçan, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 849 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 67,158 që nga fillimi i epidemisë.

21 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 5 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Vlora, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Shkodra, 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Dibër, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 48-89 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 628 pacientë, 46 në terapi intensive, nga të cilët 18 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (25 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore       986

Të shëruar në 24 orë     849

Të shtruar në spitale      628

Humbje jete në 24 orë   21

Testime ditore               3691

 

Testime totale           455,334

Raste pozitive            104,313

Raste të shëruara      67,158

Raste Aktive               35,419

Humbje jete                1,736

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   22444

Fier        2686

Durrës     1721

Vlorë       1794

Shkodër   1389

Gjirokastër 1004

Elbasan    924

Lezhë   837

Berat      977

Korçë  936

Dibër    360

Kukës   347

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>