Ministria e Shëndetësisë njoftoi të premten se janë regjistruar 108 raste të reja dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit. Po ashtu janë kryer 2808 testime.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 28 raste në Tiranë, 17 raste në Korçë, 8 raste në Fier, 5 raste në Shkodër, Devoll, Sarandë, 3 raste në Durrës, Lezhë, Lushnje, Pukë, 2 raste në Krujë, Kavajë, Tropojë, Gjirokastër, Pogradec, Vau Dejës, Skrapar, Patos, Këlcyrë, Gramsh, 1 rast në Mirditë, Berat, Mallakastër, Delvinë, Divjakë, Prrenjas, Maliq, Poliçan.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 732 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 109,338 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 116 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Mati, 1 qyetetar nga Shkodra, të moshave 59- 81 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Statistika (30 Prill 2021)
Raste të reja ditore 108
Të shëruar në 24 orë 732
Të shtruar në spitale 116
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 2808
Testime totale 635,709
Raste pozitive 131,085
Raste të shëruara 109,338
Raste Aktive 19,353
Humbje jete 2,394
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 15696
Fier 1391
Durrës 304
Shkodër 512
Korçë 378
Gjirokastër 292
Vlorë 261
Elbasan 129
Kukës 115
Dibër 102
Berat 103
Lezhë 70