Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të mërkurën se 8 persona kanë humbur jetën nga infeksioni i koronavirusit në 24 orët e fundit.
Po ashtu, ajo ka bërë me dije se janë kryer 2991 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 434 qytetarë.
Në të njëjtin interval kohe janë shëruar 654 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 91,271 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 271 pacientë, 9 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.
8 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Mirdita, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Tepelena, të moshave 46- 93 vjeç.
Statistika (31 Mars 2021)
Raste të reja ditore 434
Të shëruar në 24 orë 654
Të shtruar në spitale 271
Humbje jete në 24 orë 8
Testime ditore 2991
Testime totale 558,921
Raste pozitive 125,157
Raste të shëruara 91,271
Raste Aktive 31,651
Humbje jete 2235
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 22035
Fier 2598
Durrës 1297
Gjirokastër 1240
Shkodër 1213
Vlorë 981
Korçë 768
Elbasan 406
Lezhë 358
Kukës 361
Dibër 330
Berat 64