Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të dielwn se 9 persona kanë humbur jetën nga infeksioni i koronavirusit në 24 orët e fundit.
Po ashtu, ajo ka bërë me dije se janë kryer 3056 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 348 qytetarë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 669 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 93,842 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 262 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
9 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 5 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Korça, të mosharve 49 – 84 vjeç.
Statistika (4 Prill 2021)
Raste të reja ditore 348
Të shëruar në 24 orë 669
Të shtruar në spitale 262
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 3056
Testime totale 570,627
Raste pozitive 126,531
Raste të shëruara 93,842
Raste Aktive 30,424
Humbje jete 2265
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 21350
Fier 2573
Durrës 1249
Gjirokastër 1252
Shkodër 1130
Vlorë 846
Korçë 795
Kukës 362
Dibër 330
Elbasan 325
Lezhë 175
Berat 37