Përditësimi 21 mars: 4 viktima dhe 659 të infektuar të rinj nga Covid19

Përditësimi 21 mars: 4 viktima dhe 659 të infektuar të rinj nga Covid19

Në 24 orët e fundit u identifikuan 659 raste të reja dhe 4 humbje jetë si pasojë e Covid19.

Në të njëjtin interval kohor u vaksinuan 1685 persona në vend, duke e çuar numrin në total në 46,515 vaksinime.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
148 raste në Tiranë, nga 34 raste në Fier, Berat, nga 28 raste në Durrës, Elbasan, Gjirokastër, 26 në Korçë, 25 në Shkodër, 24 në Kukës, 23 në Vlorë, nga 20 raste në Pogradec, Gramsh, 19 në Kavajë, 18 në Lushnje, 17 në Tepelenë, 16 në Ura Vajgurore, 14 në Peqin, 13 në Krujë, nga 12 raste në Kurbin, Mallakastër, nga 10 raste në Malësi e Madhe, Kuçovë, 9 në Sarandë, nga 7 raste në Devoll, Vau i Dejës, 6 në Shijak, 5 në Mirditë, nga 4 raste në Përmet, Divjakë, Skrapar, nga 3 raste në Lezhë, Pukë, Librazhd, Kamëz, Memaliaj, Kolonjë, Maliq, Poliçan, nga 2 raste në Tropojë, Fushë Arrëz, nga 1 rast në Rrogozhinë, Delvinë, Roskovec, Finiq, Cerrik, Këlcyrë.

Po ashtu, në 24 orët e fundit janë shëruar 522 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 85 147.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 392 pacientë, 25 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

4 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Tepelena, të moshave 62-89 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Statistika (21 Mars 2021)
Raste të reja ditore 659
Të shëruar në 24 orë 522
Të shtruar në spitale 392
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 3487

Testime totale 532,796
Raste pozitive 121,200
Raste të shëruara 85,147
Raste Aktive 33,916
Humbje jete 2137

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 22994
Fier 2647
Durrës 1574
Vlorë 1422
Shkodër 1299
Gjirokastër 1225
Korçë 809
Lezhë 635
Elbasan 453
Kukës 346
Dibër 340
Berat 172

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>