Përditësimi 5 mars: 780 raste dhe 21 viktima nga Covid-19

Nga Exit News
Përditësimi 5 mars: 780 raste dhe 21 viktima nga Covid-19

Në 24 orët e fundit në Shqipëri u infektuan 780 persona dhe u regjistruan 21 viktima, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjatë ditës së premte janë kryer 1440 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 18,247 vaksinime.

Janë kryer 3171 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 780 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

274 raste në Tiranë, 49 në Durrës, 44 në Elbasan, 42 në Shkodër, 39 në Sarandë, 36 në Berat, 30 në Gjirokastër, 26 në Lezhë, 22 në Tepelenë, 19 në Librazhd, 17 në Kuçovë, 16 në Kamëz, 11 në Fier, 10 në Devoll, nga 9 raste në Krujë, Kukës, Pogradec, Delvinë, Malësi e Madhe, Peqin, Memaliaj, nga 8 raste në Mat, Prrenjas, nga 6 raste në Korçë, Kavajë, Vlorë, nga 5 raste në Kurbin, Kolonjë, nga 4 raste në Përmet, Cerrik, nga 3 raste në Mallakastër, Klos, Vorë, nga 2 raste në Has, Lushnje, Dibër, Shijak, Maliq, Poliçan, nga 1 rast në Mirditë, Tropojë, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Belsh, Roskovec, Skrapar, Finiq, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 757 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 73,610 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 638 pacientë, 37 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

21 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetar në Fier, 2 qytetar nga Shkodra, 2 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar në Kuçova, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Cerriku, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Bulqiza, 1 qytetar nga Korça, të moshave 44-90 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Statistika (5 Mars 2021)

Raste të reja ditore       780

Të shëruar në 24 orë     757

Të shtruar në spitale      638

Humbje jete në 24 orë   21

Testime ditore               3171

Testime totale          482,456

Raste pozitive          111,301

Raste të shëruara       73,610

Raste Aktive              35,794

Humbje jete               1,897

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë     23361

Fier         2602

Vlorë       1804

Durrës     1623

Shkodër   1360

Gjirokastër 1164

Korçë       897

Elbasan    847

Lezhë       775

Berat        679

Dibër       355

Kukës     327

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>