Përditësimi 8 maj: 89 raste të reja e 3 viktima nga Covid-19

Nga Exit News
Përditësimi 8 maj: 89 raste të reja e 3 viktima nga Covid-19

89 raste të reja dhe 3 humbje jete nga Covid-19 u shënuan në 24 orët e fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Rastet pozitive të konfirmuara u identifikuan në këto bashki: 25 raste në Tiranë, 8 në Fier, 7 në Vlorë, 6 në Durrës, nga 4 raste në Devoll, Pogradec, Sarandë, nga 3 raste në Lezhë, Kavajë, Kamëz, Gjirokastër, nga 2 raste në Shkodër, Krujë, Korçë, Përmet, Memaliaj, nga 1 rast në Elbasan, Mirditë, Delvinë, Tepelenë, Dibër, Skrapar, Maliq, Dropull, Konispol.

Në 24 orët e fundit u shëruan 873 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 116,126 që nga fillimi i epidemisë.

99 pacientë po trajtohen në spitalet COVID, ndër ta 10 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Statistika (08 Maj 2021)

Raste të reja ditore 89
Të shëruar në 24 orë 873
Të shtruar në spitale 99
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 4,516

Testime totale 656,876

Raste pozitive 131,666
Raste të shëruara 116,126
Raste Aktive 13,129
Humbje jete 2,411

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 11038
Shkodër 341
Fier 327
Korçë 250
Gjirokastër 246
Durrës 231
Vlorë 215
Elbasan 134
Lezhë 101
Berat 90
Dibër 88
Kukës 68

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>