Përditësimi 9 mars: 13 viktima nga Covid-19 dhe 629 raste të reja

Nga Exit News
Përditësimi 9 mars: 13 viktima nga Covid-19 dhe 629 raste të reja

Në 24 orët e fundit në Shqipëri u infektuan 629 persona me COVID-19 dhe humbën jetën 13 persona, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjatë ditës së martë janë kryer 636 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 20,911 vaksinime. Të martën janë kryer 3197 testime .

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  257 raste në Tiranë, 48 raste në Shkodër, 24 raste në Lushnje, 22 raste në Librazhd, 21 raste në Durrës, 20 raste në Korçë, 19 raste në Elbasan, 18 raste në Berat, 17 raste në Fier, 16 raste në Lezhë, 14 raste në Vlorë, Mirditë, Kuçovë, 11 raste në Krujë,  Gjirokastër, 10 raste në Pogradec, 8 raste në Kavajë, Tepelenë, 6 raste në Kukës, Përmet, Malësi e Madhe, 5 raste në Mallakastër, Kolonjë, 4 raste në Devoll, Pukë, Kamëz, 3 raste në Kurbin, Divjakë, Prrenjas, Cërrik, 2 raste Rrogozhinë, Sarandë,  Dibër, Peqin, Memaliaj, Gramsh, Shijak, 1 rast në Has, Tropojë, Mat, Vau Dejës, Fushë- Arrëz, Selenicë, Bulqizë, Skrapar,  Vorë, Poliçan, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 897 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 76,784 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 661 pacientë, 43 në terapi intensive, nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar.

13 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Gramshi, të moshave 57-85 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Statistika (9 Mars 2021)

Raste të reja ditore       629

Të shëruar në 24 orë     897

Të shtruar në spitale      661

Humbje jete në 24 orë   13

Testime ditore               3197

Testime totale          495,041

Raste pozitive          114,209

Raste të shëruara       76,784

Raste Aktive                35,456

Humbje jete                1,969

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë     23475

Fier        2546

Vlorë       1693

Durrës     1651

Shkodër   1337

Gjirokastër 1255

Korçë     881

Elbasan   701

Lezhë       702

Berat        553

Dibër      348

Kukës    314

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>