Përfaqësuesë të partisë Konservatore në Britani i urojnë fitoren Bashës më 25 prill

Nga Exit News
Përfaqësuesë të partisë Konservatore në Britani i urojnë fitoren Bashës më 25 prill

Kryetari i PD-së Lulzim Basha bisedoi online të hënën me bashkëkryetarja e Partisë Konservatore britanike Amanda Milling dhe këshilltarin e bordit të tregtisë në Britani, Daniel John Hannan.

Milling, ministr epa portofol në qevrinë britanike i uroi fitoren Bashës në zgjedhjet e 25 prillit.

“Jam shumë e kënaqur që dëgjoj se bashkëpunimi ynë midis partive tona ka mundësuar marrëdhënie më të mira mes nesh dhe ka patur një impakt pozitiv për vendin tuaj. Unë e mirëpres gjithmonë shkëmbimin e eksperiencave midis nesh, pasi kemi mundësi të mësojmë nga njëri-tjetri. Të urojmë fitoren dhe të presim si kryeministër në Londër”, u shpreh ajo gjatë bisedës.

Ndërsa këshilltari bordit të tregtisë në Britani, Daniel John Hannan u shpreh se:

“Pres me padurim t’ju mirëpresim në Londër si kryeministër i një Shqipërie të lire, me ekonomi të lirë dhe me me një orientimin perëndimor. Ndaj për të gjithë ju, forca deri në 25 prill dhe gjthë suksesin e mundshëm”.

Basha i psiguroi Milling dhe Hannan se Shqipëria nën drejtimin e tij do të eci “e sigurt drejt anëtarësimit në BE”.

“Ju po përballeni në Britaninë e Madhe me numrin më të madh të shqiptarëve që emigrojnë në MB në 8 vitet e fundit. Kemi humbur gjatë 8 viteve të fundit rreth gjysmë milioni bashkëqytarë në një vend me 3 milion, kjo është absolutisht katastrofë”, u shpreh Basha.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>