
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përfundimin e ndërtimit të shtëpisë së parë të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit në Farkë, Tiranë.
Në një video mesazh propagandues në Facebook, Rama i shoqëruar nga ministri i Rindërtimit Ahmetaj dhe kryebashkiaku Veliaj, tregoi se si i dha celësat familjes së Farkë.
Ai sulmoi edhe opozitën, duke thënë se “duhen falenderuar pa ironi e as pishman edhe thurrësit e këtyre “hudhrave” digjitale, që e vranë syrin e keq mbi shtëpinë e familjes Allaraj”.