Përfundojnë hetimet për çështjen Toyota Yaris, akuza vetëm për mosdeklarim të parave në kufi

Nga Exit News
Përfundojnë hetimet për çështjen Toyota Yaris, akuza vetëm për mosdeklarim të parave në kufi

6 të akuzuarit për transportin e 3,4 milionë eurove në dy makina ‘Toyota Yaris’ do të gjykohen vetëm për veprën penale të mosdeklarimit të të ardhurave në kufi, raporton gazetarja Anila Hoxha.

Më herët, Edi Lika, Klevi Lika dhe Alban Mollaymeri u akuzuan për  “pastrimit të parave në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, ndërsa Agim Çekaj akuzohet vetëm për armëmbajtje pa leje.

Gjyqtari i seancës paraprake është Artan Gjermeni.

Kjo çështje ka kaluar në Gjykatën e Tiranës, pasi Krimet e rënda pasi prokuroria hodhi poshtë akuzat për grup të strukturuar kriminal.

Ndërkohë shuma rreth 3.4 milionë euro do të vazhdojë të jetë e sekuestruar nga SPAK, i cili po heton ligjshmërinë e kësaj vlere monetare sipas ligjit antimafia.

Mbrëmjen e 24 qershorit, policia shqiptare sekuestroi rreth 3,4 milionë euro të fshehur në dy makina tip “Toyota Yaris” në portin e Durrësit.

Makinat u gjetën në një karoatrec në tragetin që vinte nga Bari në Durrës. Së bashku me dy makinat me para, në trailerin që i përkiste një kompania shqiptare transporti, kishte dhe 8 makina të tjera. Itenerari i makinave ka qenë Belgjikë-Gjermani-Itali-Shqipëri.

Për më shumë në lidhje me këtë çështje lexo këtu

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>