
Përfundoi pas 3 orësh protesta e dytë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Robert Budina ftoi qytetarët ditën e enjte në orën 11:00 përpara Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion të protestojnë për të nxitur hetimin e shembjes së Teatrit Kombëtar.
Aleanca do vijojë mbledhjen e firmave për peticionin në çdo qytet të Shqipërisë, për rindërtimin e godinës së teatrit ashtu si ishte.