Dje kanë mbërritur në Tirana mbi 280 muxhahedinë iranianë nga Kampi Liria në Bagdad, duke përfunduar kështu me sukses operacionin e shpërnguljes të mbi tre mijë muxhahedinëve të organizatës Muxhahedinët Popullorë të Iranit.
Të paktën 2 600 prej tyre janë vendosur në Shqipëri, të paktën 100 në Gjermani dhe rreth 200-300 të tjerë në Norvegji, Mbretërinë e Bashkuar, Hollandën, Finlandë, Danimarkë, Belgjikë, Itali dhe Spanjë.
Vetëm këtë vit, nga janari deri në mbylljen e operacionit në shtator, u vendosën në Shqipëri mbi 2 mijë muxhahedinë, në bazë të një marrëveshjeje mes qeverisë amerikane dhe asaj shqiptare.
Fillimisht, qeqeveria Berisha e cila pranoi në pranverën e vitit 2013 të strehonte rreth 210 muxhahedinë. Pas ardhjes në pushtet, qeveria Rama vazhdoi të pranonte grupe të tjera muxhahedinësh dhe mendohet se deri në fund të vitit 2015 në Shqipëri ishin vendosur rreth 600-750 muxhahedinë.
Në fillim të vitit 2016, qeveria shqiptare i erdhi në ndihmë Adminsitratës Obama duke marrë përsipër pritjen në Shqipëri të të gjithë muxhahedinëve të mbetur në kamp.
Një përshkrim më i detajuar i rrjedhës së vendosjes së tyre në Shqipëri jepet këtu.