Ka përfunduar takimi mes mjekëve dhe Ministres Manastirliu, takim i cili zgjati për rreth dy orë.
Pas takimit Gent Stroni, mjek në spitalin infektiv deklaroi se ditën e hënë do të ngrihen grupet e punës për të diskutuar mbi kërkesat e mjekëve.
Në lidhje me rritjen e pagave të premtuara nga qeveria, Stroni tha se nuk pranojnë rritje të pagës me 40 përqind.
“Sa i përket pagës ne nuk jemi te 40%, kemi argumentime të tjera, të cilat do duhet të ulemi në një grup pune. Ne jemi vendi me pagesën më të ulët në gjithë rajonin. Ky është një argument, që do duhet parë. Do duhet parë pse 40% dhe jo 41%? Kemi argumentet tona, që do t’i sjellim në grupet e punës. Çdo gjë do duhet të jetë në bazë të argumenteve”