
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një darkë pune me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis. Pas përfundimit të takimit as Rama dhe as Mitsotakis nuk folën për median.
Pamjet e takimit u publikuan nga Kryeministri Rama në Facebook, shoqëruar me postimin:
“Marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy popujve janë busulla jonë drejt shkëlqimit të marrëdhënieve mes dy vendeve”.
Më parë u fol se tema e bisedimeve ka qënë marreveshja me detin, dhe çështjet e tjera të mbetura pezull.