Ambasadori italian në Tiranë, Fabrizio Bucci tha në lidhje me përgjimet e Ndraghatas se duhet “t’i lemë gjyqtarët të kryejnë në paqe punën e tyre, me qetësi e në mënyrë të pavarur”.
Bucci tha përmes Twitter-it se u takon atyre që të dallojnë faktet nga fjalët ndërsa shprehu mbështetjen maksimale për autoritetin gjyqësor shqiptar.
Ambasadori flet për “polemika të padobishme e të instrumentalizuara” që sipas tij nuk ndihmojnë në verifikimin e së vërtetës.
Ai bëri thirrje për angazhim “përmes sjelljeve të duhura” në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.
Arrestimi i dhjetra anëtarëve të grupit italian mafioz të ‘Ndrangheta-s dhe publikimi përgjimeve ngrit dyshime për pastrim parash në Shqipëri, përmes tenderëve korruptivë dhe lejeve të ndërtimit në Tiranë.