
Një mjek kirurg nga spitali i Beratit, i infektuar me koronavirus, është shtruar në spitalin Covid pas përkeqësimit të gjendjes shëndeësore.
Mjeku, E.Q., është 40 vjeç dhe vuan nga diabeti.
Nuk dihet ende nëse mjeku është infektuar gjatë punës në spital.
Menjëherë pas konfirmimit se ai është prekur nga Covid-19, ISHP ka nisur testimin e kolegëve të tij. Po ashtu, reparti i Kirurgjisë, ku mjeku, punonte është dezinfektuar.