Spitalet në Paris janë në gjendje emergjence për shkak të numrit të lartë të pacientëve me koronavirus.
Ato kanë anulluar operacionet jo emergjente, duke qënë se gjysma e njësive të terapisë intensive janë të zëna nga pacientët covid-19.
Autoritetet shëndetësore raportuan të mërkurën 19 mijë persona në rang vendi në terapi intensive, në krahasim me 1400 në fund të majit.
Qeveria ka bërë thirrje për kufizim të kontakteve sociale, për të ulur përhapjen e virusit.
Ndërkohë Parisi dhe Marseja kanë vendosur mbylljen e bareve për dy javë.