Reshjet e dendura të shiut gjatë fundjavës kanë përkeqsuar situatën e përmbytjeve në qarkun e Shkodrës.
Sipas njoftimit të Bashkia Shkodër, fshatrat Obot, Ana e Malit, Muriqan dhe Goricë janë më të dëmtuarit nga përmbytja.
Bashkia përsëriti kërkesën ndaj qeverisë për të shpallur ‘gjendjen e fatkeqësisë natyrore’ për të paktën dy zona, Ana e Malit dhe Dajç.
Në total, rreth 3005 hektarë tokë janë përmbytur.
Rruga e fshatit Obot vazhdon të jetë e pakalueshme, pasi pasi niveli i ujit në rrugë ka arritur në 1.2 metra.
Në oborrin e shumë banesave në Obot, uji arrin në lartësinë 60 centimetra.
Për shkak të përmbytjeve, ujësjellëso Oblika 1, që furnizon fshatin me ujë të pijshëm, nuk punon.
Po ashtu, në Goricë niveli i ujit ka arritur në 40 centimetra.
Në Dajç, disa rrugë që lidhin fshatrat Shirq- Darrgjat janë bllokuar, pasi uji ka arritur në nivelin e 1,3-1,5 metra.
Bashkia bëri thirrje për ndihma në furnizimin me bazë ushqimore për gjënë e gjallë, për fshatrat Ana e Malit , Dajç dhe Rrethina.