Përmbledhje e aktivitetit elektoral të Elton Debreshit, 19 prill

Nga Exit News
Përmbledhje e aktivitetit elektoral të Elton Debreshit, 19 prill

Kandidati i pavarur në Dibër Elton Debreshi zhvilloi të hënën takim me minatorë dhe ish minatorë të qarkut të Dibrës.

Në një video të shpërndarë në Facebook, Debreshi shprehet gjatë takimit:

“Unë, Elton Debreshi jam pikë së pari përfaqësues i punëtorëve të nëntokës dhe pikë së dyti i fshatarësisë, e cila është varfëruar dhe izoluar si mos me keq. Zëri im në parlament do të buçasë për qindra fshatrat e Dibrës e të Matit që jetojnë në kushte mizerable”.

Ai shpërndau një reportazh të televizionit publik turk TRT, i cili flet mbi kandidaturën e tij dhe gjendjen e minatorëve të Bulqizës.

Debreshi falënderoi për mbështetjen Kastriot Berberin, i cili është këshilltar bashkiak në Londër.

Ai ishte edhe në fshatin Kokërdhak ku u takua me banorë, të rinj dhe minatorë. Debreshi shprehet se në këtë fshat ndihet si në shtëpinë e tij dhe s’ka nevojë të prezantohet.

“Parlamenti nuk është qëllimi im i madh, por një mjet për të detyruar shtetin që ti japë të drejtat e mohuara. Unë djali dhe miku juaj u jap fjalën se nuk do të ndalem kurrë derisa djersa jonë të shpërblehet siç na takon”, tha ai gjatë takimit.

Debreshi së bashku me mbështetësit e tij ishin në fshatin Kllobçisht. Përmes një njoftimi ai thotë se u pritën përzemërsisht nga shumë banore.

“Folëm jo vetëm për Statusin e Minatorit, por edhe për problemet e përbashkëta, nga varfëria, papunësia, emigrimi dhe fakti qe partitë na kane vjedhur dhe mashtruar për 30 vjet. U dhamë banoreve besën se pas 25 prillit do te jemi ne balle te luftës për çdo problem dhe vendosur ne vend te drejtën qe na kane mohuar tash e 30 vjet”, tha Debreshii.

LEXO  Shifrat e koronavirusit në botë

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme