Përmbledhje e takimeve elektorale të LSI, 12 prill

Nga Exit News
Përmbledhje e takimeve elektorale të LSI, 12 prill

Kandidatët e Lëvizjes Socialistë për Integrim zhvilluan të hënën takime elektorale në disa qytete të vendit.

Ata folën më banorët mbi prioritet e LSI për qeverisjen dhe dështimet e qeverisë.

Kryetarja Monika Kryemadhi ishte të hënën në Kamëz. Ajo premtoi se nëse LSI vjen në pushtet do të ndërtojë në Kamëz një spital modern.

Kandidatja për deputete e LSI në Qarkun e Tiranës Erisa Xhixho ishte zonën e Shkozës në kryeqytet ku ka takuar qytetarë dhe biznese të zonës duke i shpërndarë programin e LSI-së.

Kandidati Petrit Vasili ishte në Vlorë, ku zhvilloi takime me banorët. Ai foli për mediat ku tha se ndihej “i emocionuar, sepse së bashku me disa kandidatë për deputetë të listës së LSI-së në Vlorë, isha sot këtu për të nderuar kujtimin e gjyshit tim, dëshmor i atdheut, dëshmor i Vlorës, Rasim Hamzaraj”.

Kandidati i LSI për Tiranën, Denis Hidri zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë e zonës së Astirit, mbi problematikat e tyre.

“ Shqipëria nuk mund t’i humbë për asnjë arsye këta të rinj energjik, vendi ka shumë nevojë për ta”, tha ai.

Kandidati Viron Bezhani dha një deklaratë për media.

“Konflikti i interesit është kryefjala e Asamblesë Zgjedhore 17 Prill 2021”, tha ai.

Bezhani u shpreh se “për interesa politike e personale po luhet në mënyrë të paskrupullt dhe gjakftohtë me anëtarët e asamblesë së Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, duke iu hequr të drejtën e votës 23 federatave, ndër to edhe një nga federatat më të rëndësishme, siç është ajo e futbollit, me tendencë e pretekst përjashtues dhe dobësues të së drejtës së pjesëmarrjes dhe fuqisë së votës së anëtarëve”.

Kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, deklaroi se s’ka vaksinë që ia shëron plagët e 8 viteve këtij populli që Rilindja ua ka shkaktuar.

Erisa Xhixho kandidate për deputete në Qarkun e Tiranës, deklaroi se sa shqetësohet qeveria për mirëqenien e shqiptarëve e tregojnë punët e bëra shkel e shko gjatë fushatës elektorale.

Ajo ishte në Shkozë ku u takua me banorë të zonës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>