Përmbledhje e takimeve elektorale të PD, 21 prill

Nga Exit News
Përmbledhje e takimeve elektorale të PD, 21 prill

Kandidatët e Partisë Demokratike zhvilluan të mërkurën takime në disa qytete të vendit.

Kandidati i PD për Kamzën, Paskuqanin, Vorën dhe Zallherin, Flamur Noka zhvilloi takime me banorët.

“Ajo që na duhet është të shkojmë masivisht në votime të dielën. Të ndëshkojmë Edi Ramën për dështimet dhe mashtrimet e tij. T’i japim besim PD dhe Lulzim Bashës për të bërë ndryshimin e madh”, tha ai.

Kandidatja Jorida Tabaku ishte në njësinë numër 2 në zonën e Saukut.

Në një takim me qindra qytetarë, Tabaku tha se banorët e kësaj njësie e kanë vuajtur për 8 vjet me radhë mbi kurriz keqqeverisjen dhe e kanë kuptuar se kjo qeveri i ka mashtruar për qëllime elektorale, ndërsa nga ana tjetër i kanë besuar programit të Partisë Demokratike.

Alfred Rushaj foli për skandalin e legalizimeve:.

“Rama ka vendosur të prishë 100 mijë shtëpi. Të dielën sjellim fitoren më të madhe në historinë e Shqipërisë”, tha ai.

Kandidatët e PD në Shkodër bënë një takim me të përndjekurit politikë. Gjatë këtij takimi mesazhi  ishte për t’i dhënë fund vuajtje, “veçanërisht gjatë 8 viteve të fundit për dëmshpërblimin e shtresës së të përndjekurve politikë”.

Kandidati Bardh Spahia u shpreh se është krenar që vjen nga kjo shtresë dhe se do të vazhdojë t’i përfaqësojë denjësisht në parlament.

Orjola Pampuri: deklaroi “PS shkelëse e ligjit dhe në Krrabë. Ligji ndalon hapjen e zyrave elektorale partiake 300 metra prane qendrave te votimit. Në Krrabë zyra e PS është ngjitur me 2 qendra votimi, ne shkelje flagrante te Kodit Zgjedhor”.

LEXO  Pasi justifikoi dhunën e policisë ndaj 15 vjeçarit, Ardi Veliu ndihet i gjykuar padrejtësisht

Ai o bëri thirrje KQZ të marrë masa për zbatimin e ligjit, mbylljen e zyrës pranë vendit ku votojnë banoret e Krrabës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>