Përmbledhje e takimeve elektorale të PD, 6 prill

Nga Exit News
Përmbledhje e takimeve elektorale të PD, 6 prill

Kandidatët për deputet të Partisë Demokratike zhvilluan takimet e tyre elektorale të martën, në disa qytete të vendit.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një takim me të rinjtë në Vaun e Dejës. Aii u shpreh se fokusi kryesor i qeverisë së tij do të jetë punësimi i të rinjve në atdhe.

Basha komentoi sërish deklaratën e kryeministri Edi Rama për të sjellë punëtorë nga Bangladeshi dhe India. Ai tha se ndryshe nga Rama qeveria e tij do të sjellë investitotë nga Europa.

Drejtuesi politik i PD në Elbasan Gazment Bardhi vizitoi një fidanishte në zonën e Belshit. Bardhi pati një bashkëbisedim me një fermer atje.

Ai tha se me planin e PD për 100 milionë euro subvencione në vit, “jo vetëm që fshati del nga varfëria dhe ata punojnë e s’kanë më nevojë të largohen, por edhe qyteti përfiton nga cilësia dhe çmimet e lira të produktit”.

Kryesuesi i listës së PD në Gjirokastër Tritan Shehu zhvilloi një takim me banorët në Memaliaj.

Ai tha se biznesi i vogël në Memaliaj është në vdekje klinike.

Shehu tha se qeveria Rama “nuk ka kompensuar humbjet e shkaktuara si pasojë e pandemisë gjë që ka rënduar jo vetëm në xhepat e qytetarëve të thjeshtë por edhe tek pronarët e këtyre bizneseve të cilët po mbyllin aktivitetet”.

Kreu i PD Lulzim Basha pas takimit në Vaun e Dejës, zhvilloi një tjetër takim në Tiranë.

Ai ishte i shoqëruar, nga Ivi Kaso. Basha e cilësoi 25 prillit si ditën e fitores së qytetarëve.

Basha premtoi se do të marrë fund sistemi i gjobitjes së bizneseve, duke thënë se “këto padrejtësi do të amnistohen”.

Drejtuesi politik i PD-së për qarkun Shkodër Helidon Bushati, zhvilloi të martën një bashkëbisedim me të rinjtë. Ai ku akuzoi qeverinë se nuk ka bërë asgjë për ta, për t’i mundësuar që të ecin përpara.

Ai prezantoi programin e PD-së, duke thënë se është një program real. Bushati  i bëri thirrje të rinjve që të rikthehen në vend dhe të japin kontributin e tyre.

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Lindita Metaliaj me anë të një deklarate për mediat, deklaroi të martën se qeveria Rama “shkel me këmbë më të dobëtit”.

Metaliaj tha se qeveria :ka hequr më nevojtarët nga ndihma ekonomike, duke shtuar se më 25 prill duhet që të votohet që të ndryshohet gjendja aktuale”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>