Përmbledhje e takimeve elektorale të PS, 16 prill

Përmbledhje e takimeve elektorale të PS, 16 prill

Kandidatët e Partisë Socialiste zhvilluan të premten disa takime elektorale në disa qytete të Shqipërisë.

Kryeministri Edi Rama ishte të premten në Skrapar dhe në Berat.

Nga Skrapari ai i bëri thirrje qytetarëve të Skraparit që “ta ndihmojnë Metën dhe ta çojnë në shtëpi”.

Ai foli për marrëdhëniet me Metën.

Ai ishte i shoqëruar nga kandidatët për deputetë, si Nasip Naço e Blendi Klosi, por edhe nga personazhe të njohur të kësaj zone si Spartak Braho.

Rama kujtoi kohën kur ishte në pushtet me LSI duke thënë se kanë bërë punë të mira por me vështirësi. Problemet sipas Ramës kanë qenë te reformat.

Kandidati i Partisë Socialiste Spartak Braho tha nga Skrapari se presidenti Ilir Meta është çmendur, duke ju referuar deklaratave të fundit të kreut të shtetit.

Ministrja e arsimit dhe kryesuesja e listës së kandidatëve për deputet në qarkun e Elbasanit, zhvilloi një takim me të rinj dhe të reja nga Elbasani, të cilët janë votues për herë të parë.

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj deklaroi se për Partinë Socialiste vota është e shenjtë ndaj ka kërkuar mbështetjen e të gjithë qytetarëve në 25 Prill, nga Njësia 7. Ai ishte së bashku me drejtuesin e fushatës së Partisë Socialiste për Tiranën, Erion Veliaj.

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët e Funarit në Elbasan.

Balla tha se vetëm falë mandatit të ri të 25 prillit, resurset natyrore të kësaj zone do të marrin vlerat që i takojnë.

Balla ishte dhe në Librazhd, ku zhvilloi një takim me banorët e fshatit Polis.

Balla e vuri theksin tek zgjerimi i ekonomisë së zonës.

“Ne duhet që ta hapim ekonominë e kësaj zone dhe t’i japim një dimension që nuk e kemi menduar më përpara. Jam shumë dakord që pengesa ishte rruga, ja pra rruga po mbaron, rruga do shkojë deri në zonat më të bukura të kësaj krahine dhe padyshim ne duam që ta shfrytëzojmë”, u shpreh Balla.

Kryeministri Edi Rama teksa ka zhvilluar një bashkëbisedim më gratë në kryeqytet, vlerësoi rrugëtimin e ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliut, dhe kontributin e saj. Rama tha se sot jemi një nga pak vendet në krye të tabelës së klasifikimit për ritmin e vaksinimit dhe kjo falë lidershipit të një gruaje.

Kandidatja e PS për deputet në Tiranë, Najada Çomo, e pranishme në takimin elektoral në Tiranë, kërkoi votën për këtë forcë politike, duke thënë se kryeministrit Edi Rama duhet t’i jepet një mundësi për ta bërë Shqipërinë të buzëqeshi.

Kandidatja për deputete, Luljeta Bozo, tha gjatë fjalës së saj në një takim elektoral se PS është e vetmja forcë politike që ka besuar në forcën e gruas. Ajo kërkoi votën për PS-së, pasi, sipas Bozos, do të ishte një votë për familjen dhe për të ardhmen.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>