Kandidatët e Partisë Socialiste zhvilluan takime elektorale në disa qytete të Shqipërisë, ndërkohë që janë vetëm 5 dite i ndajnë nga zgjedhjet.
Kryesuesja e listës së kandidatëve socialistë në qarkun e Durrësit, Milva Ekonomi, zhvilloi takime elektorale në Krujë.
Ajo u kërkoi nga qytetarëve që ti besojnë Partisë Socialiste edhe një mandat të tretë për përfundimin e projekteve madhore që kanë nisur.
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri zhvilloi takimet elektorale me banorët në Borsh dhe Lukovë. Ai theksoi se opozita nuk ofron më alternativa.
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një takim me pensionistët në Fushë-Studën, Librazhd. Balla u shpreh se Librazhdi sot është në një moment shumë të rëndësishëm për përmbylljen e një procesi transformimi të qytetit.
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri zhvilloi takime elektorale me banorë të Pilurit dhe Kudhësit, pjesë e Bashkisë së Himarës.
Kryeministri Edi Rama ishte në Elbasan, dhe zhvilloi nj takim elektoral në stadium. AI sulmoi kundërhstrët dhe u ndal sërish tek vjedhja e të dhënave. Rama e cilësoi numrin e ID si të pa rëndësishëm dhe ndau numrin e tij të ID me të pranishmit.
Drejtuesi Politik i Pastisë Socialiste për qarkun e Elbasanit, Taulant Balla ishte po ashtu në takimin e mbylljes së fushatës elektorale në mjediset e stadiumit Elbasan Arena.
Balla kundërshtoi deklaratat e opozitës, e cila tha se qeveria nuk ka bërë asnjë investim në Elbasan.