Përmbledhje e takimeve elektorale të PS, 21 prill

Nga Exit News
Përmbledhje e takimeve elektorale të PS, 21 prill

Kandidatët e Partisë Socialiste zhvilluan të mërkurën disa takime elektorale në vend.

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët në Labinot Mal. Balla u shpreh se në këtë zonë do të ketë investime të cilat do i japin peshën dhe zhvillimin që i takon.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me Kryeministrin Edi Rama dhe deputetin Arben Pëllumbi, zhvilluan një takim përmbyllës elektoral.

Veliaj u shpreh se e hëna e 26 Prillit |do të jetë dita e kthimit të vendit në normalitet nga zullumet e fushatës miliona euro të Partisë Demokratike, por dhe kërcënimet e lajthitjet e Presidentit Ilir Meta”.

Kandidatëve të Partisë Socialiste të Durrësit ishin në takim me banorët e Njësisë Administrative të Sukthit.

Kryeministri Edi Rama ishte në Fushë Krujë.

Rama tha investimet e bëra në Krujë bëjnë diferencës mes PS dhe opozitës. Ai tha se porti turistik në Durrës, nuk do të kthejë qytetin bregdetar në Dubain e vogël të Mesdheut, por do të transformojë edhe Krujën dhe nxisë agro-turizimin.

Rama tha se PD është e mallkuar nga Enver Hoxha, duke i lënë në kurriz ish-kryeministrin Sali Berisha.

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri zhvilloi takim me banorë duke vizituar bizneset që operojnë në Rajonet 1 dhe 5.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>