Përmbledhje e takimeve elektorale të PS, 8 prill

Nga Exit News
Përmbledhje e takimeve elektorale të PS, 8 prill

Kandidatët e Partisë Socialiste zhvilluan të enjten takimet e tyre elektorale në disa qytete të vendit.

Në qendër të diskursit të tyre ishte mandati i tretë dhe sulmet ndaj opozitës.

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Elbasan Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët e zonës Shtërmen të qytetit të Cërrikut.

Balla u premtoi banorëve nisjen e punimeve për kanalizimet e ujërave të zeza brenda pak muajve.

Sipas Ballës ky problem nuk ishte zgjidhur në 2 mandate, pasi “dy vitet e fundit kanë qenë të vështira për qeverinë”.

Balla zhvilloi gjithashtu një takim me banorët e rajonit 1 me të cilët po ashtu diskutoi çështjen e ujit të pijshëm dhe investimet e bëra deri tani.

Ai zhvilloi dhe një takim me fermerët në Jagodin të Elbasanit.

Drejtuesi politik i PS në qarkun e Tiranës, Erion Veliaj prezantoi kandidaturën e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj në Njësinë 7.

Ministrja tha se korrupsioni nuk është një fenomen që mund të zhduket menjëherë, por qeveria ka aktivizuar të gjithë mekanizmat për ta luftuar atë.

Kryeministri Edi Rama ishte të enjten në Gjirokastër. Ai foli për investimet e qeverisë në këtë qytet dhe sulmoi opozitën për situatën e Rinasit.

Drejtuesi Politik i PS në Vlorë Damian Gjiknuri ishte të enjten në Orikum.

Ai ishte i shoqëruar nga deputeti aktual Edmond Leka dhe kandidatët për deputet Anduel Tahiraj e Laura Ferati. Gjiknuri zhvilloi një takim me banorët me të cilët diskutoi për votimet e 25 Prillit.

LEXO  Shqiptarët mund të hyjnë pa test PCR në Maqedoninë e Veriut

Drejtuesi politik i PS në Korçë Niko Peleshi zhvilloi një takim me banorët e lagjes nr 2 në qytetin e Korçës.

Ai kërkoi mbështetje maksimale në zgjedhjet e 25 prillit, për të vijuar sipas tij planet dhe projektet e hartuara tashmë.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme