Përmbledhje e takimeve elektorale të PS, 9 prill

Nga Exit News
Përmbledhje e takimeve elektorale të PS, 9 prill

Kandidatët e Partisë Socialiste zhvilluan të premten takime elektorale në disa qytete të Shqipërisë.

Etilda Gjonaj, kandidatja me numër 7 në listën e PS për Tiranën zhvilloi takime me banorët dhe zgjedhësit e kësaj zone.

Gjonaj tha se është mjaft e kënaqur me mbështetjen e zgjedhësve në të gjithë Njësinë 7 në takimet e saj elektorale.

Drejtuesi i fushatës së Partisë Socialiste të Tiranës, Erion Veliaj, ishte në Pezë ku kandidon për deputet Toni Gogu.

Gjatë prezantimit në eventin e çeljes së fushatës për Pezën, Ndroqin e Vaqarrin, Veliaj tha se e gjithë lugina e Erzenit ka “një kandidat që ka bërë shumë për komunitetin dhe më shumë akoma do të bëjë me përfaqësimin e tyre edhe si deputet në parlamentin e ardhshëm”.

Kreu i PS Edi Rama u takua e me disa minoritarë në bashkinë e Finiqit.

Në fokus të diskutimit ishte zhvillimi i turizmit dhe agro-turizmit në këtë zonë. Po ashtu edhe regjistrimi i pronave për ta ishte një problematike, ndërkohë që Rama i tha se këtë proces tashmë e ka nisur qeveria.

Drejtuesi Politik i qarkut të Fierit dhe kandidati për deputet, Gramoz Ruçi zhvilloi një takim me banorët e Patosit. Ai u shpreh se këtë mandat duhet ta fitojë Partia Socialiste që beteja me pandeminë e COVID-19, të përfundojë.

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi një takim me banorët e fshatit Togëz në Librazhd.

Balla tha se Togzi është një prej modeleve të shtrirjes së procesit të rilindjes urbane.

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun Gjirokastër dhe kandidati për deputet, Bledi Çuçi bëri akime në këtë qytet të premten. Çuçi tha se qeverisja e Partisë Socialiste është modeli më i mirë në këto 30 vjet tranzicion. Ai kërkoi nga banorët të mos neglizhohet asnjë votë për të fituar të vetëm mandatin e tretë.

Kryeministri Rama ishte në Sarandë, ku tha se kryedemokrati Lulzim Basha “fle gjumë kudo dhe kurdiset nga ata që ka nga pas, përkatësisht, sipas kryeministrit, Ilir Meta dhe Sali Berisha”.

Ai bri një takim në Himarë me përfitues të certifikatave të pronësisë, ku  tha se ka filluar dhënia e titujve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>