Në Podgoricë të Malit të Zi, të hënën vonë, mbështetësit e qeverisë dhe opozitës u përplasën me njëri-tjetrin. Të dyja grupet po festonin fitoren në zgjedhje. Ngjarja ndodhi në qendër te Podgoricës.
Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi u mbajtën më 30 gusht. Ato u fituan nga partia në presidentit Milo Gjukanoviç me një diferencë prej 3 % me partitë opozitare pro-serbe dhe pro-ruse.
Pas ngjarjes, drejtuesi i koalicionit opozitar “Për ardhmërinë e Malit të Zi”, Zdravko Krivokapiq u bëri thirrje qytetarëve të festojnë në shtëpi.
“Ne nuk qëndrojmë pas asnjë tubimi, nuk duam trazira, nuk duhet të irritojmë askënd. Le të qëndrojmë të qetë, le të qëndrojmë në shtëpi”, tha ai përmes një postimi në Facebook, sipas Radio Evropa e Lirë.
Mbështetësit e opozitës kanë protestuar pas rezultatit të zgjedhjeve në qytete të tjera të Malit të Zi si Tivar, Bijello Pole, Berane dhe Danillovgrad.
Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), tha se mbështetësit e opozitës, në disa qytete të Malit të Zi, kanë organizuar tubime, gjatë të cilave, “qytetarët janë provokuar në mënyrë agresive, me parulla nacionaliste”.
DPS tha se do të informojë Misionin Monitorues të OSBE-së dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë për incidentet.