Policia greke hodhi gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë një protestë të mijëra njerëzve që kundër vaksinimeve të detyrueshme kundër COVID-19.
Autoritetet thanë se protestuesit hodhën molotovë drejt policisë në qytetin Selaniku, pasi ata i penguan të arrinin në zonën ku kryeministri Kyriakos Mitsotakis do të mbante fjalimin e tij vjetor mbi ekonominë.
Policia vlerësoi se më shumë se 15 000 njerëz, përfshi sindikatat e punëtorëve, morën pjesë në demonstrata për çështje që variojnë nga politika ekonomike e deri te vaksinat kundër COVID-19, raporton Reuters.
Protestat kundër vaksinimeve kundër COVID-19 filluan në korrik pasi qeveria njoftoi vaksinimin e detyrueshëm të punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe stafit të shtëpive të moshuarve. Autoritetet kanë sugjeruar se vaksinat mund të bëhen të detyrueshme edhe për grupe të tjera, të tilla si mësuesit.
“Po për vaksinat, por jo me detyrim,” tha federata e punonjësve të spitaleve publike, POEDYN, në një deklaratë.
Greqia ka pezulluar nga puna afro 6 000 punonjës të kujdesit shëndetësor të vijës së parë pasi nuk u vaksinuar brenda afatit 1 shtator. Autoritetet i ofroi punonjësve të pavaksinuar një shans të dytë për të marrë një vaksinë për të lejuar ata që janë pezulluar të kthehen në punë.
Rreth 5.7 milion grekë, ose 55% e popullsisë, janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19 dhe 59% kanë marrë një dozë, sipas shifrave të fundit zyrtare.