Përqafimi dhe puthja e nipërve dhe mbesave pasi të kthehen nga shkolla mund të mos jetë “gjëja më e arsyeshme për të bërë”, ka paralajmëruar një ekspert epidemiologjik.
Profesori Russell Viner, president i Kolegjit Mbretëror të Pediatrisë dhe Shëndetit të Fëmijëve dhe anëtar i Sage, ka kërkuar që gjyshërit dhe prindërit, të ruajnë distancën fizike me fëmijët që shkojnë në shkollë.
Komentet e tij erdhën në një kohë që mijëra nxënës në Angli dhe Uells kanë filluar të kthehen në klasa, ndërsa pjesa tjetër do të hapë dyert javën e ardhshme.
Profesori Viner sqaroi se: “është e qartë se fëmijët mund të jenë asimptomatikë, por ata mund ta transmetojnë sëmundjen, duke vënë në rrezik të rriturit”.